Turqia vendos orë policore dhe “mbyllje” të plotë për fundjavë

128

Stamboll, 30 nëntor – Qeveria turke prej nesër vendos orë policore prej orës 21 deri në orën 5 në ditë pune, dhe plotësisht “mbyllje” gjatë fundjavës prej orës 21 të premten deri në orën 5 të hënën.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri të ditur se  masa aprovohet me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Masat e reja më të ashpra kundër epidemisë hyjnë në fuqi prej nesër, ndërsa do të lirohen vetëm disa sektorë siç është furnizimi dhe prodhimi.

Dita e tetë me radhë, në Turqi është regjistruar numër ditor rekord të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë vdekur 188 persona, ndërsa janë konfirmuar 31.219 raste të reja, që është gjithashtu numër i lartë për një ditë nga fillimi i epidemisë.