Grindja ndërmjet lojtarit të basketbollit të NBA-së, Enes Kanter dhe vendit të tij të origjinës, Turqisë, u intensifikua shumë dje, sipas shtypit, bën të dtur “ATSH-DPA”, transmeton gazeta KOHA.
”Sabah”, një gazetë turke, raportoi se prokurorët turq kanë nxjerrë një urdhërarresti ndërkombëtar për Kanter duke e akuzuar atë se i përket një organizate terroriste.
Sipas raportit, zyra e kryeprokurorit të Stambollit ka paraqitur një kërkesë për ekstradim dhe ka njoftuar Interpolin, i cili tashmë ka një kërkesë për të gjetur dhe arrestuar Kanter.
Kanter ka qenë një kritik i hapur i presidentit turk, Recep Tajip Erdogan dhe është përkrahës i klerikut musliman Fethullah Gulen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizimin e një grushti ushtarak të dështuar në vitin 2016.
Kanter u përgjigj në Twitter duke shkruar se “qeveria turke nuk mund të paraqesë asnjë dëshmi të vetme për veprimet e mia”./