Ankara, 13 nëntor – Turqia u tërhoq nga Konferenca ndërkombëtare për të ardhmen e Libisë, që mbahet në Itali.
Nënpresidenti turk Fuat Oktaj deklaroi se vendimi është sjellur për shkak të “zhgënjimit të thellë” të Ankarasë për shkak të asaj që është përjashtuar nga disa biseda.
“Çdo takim që e përjashton Turqinë do të jetë kontraproduktiv për zgjidhjen e atij problemi”, tha Oktaj.
Temë e konferencës dyditëshe, e cila dje dhe sot mbahet në Palermo, është plani i ri paqësor i Kombeve të Bashkuara për stabilizim të Libisë.
Kryeministri i Libisë Fajez el Saraxh, Qeveria e të cilit gjendet në pjesën perëndimore të vendit, sot në Palermo u takua me komandantin Kalifa Haftar, i cili e kontrollon pjesën më të madhe lindore të shtetit, deklaroi një burim anonim i Qeverisë italiane.
Haftar paraprakisht paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në konferencë, por udhëton për në Palermo dhe do të marrë pjesë në takimet në margjinat e konferencës.
Takimi i tij me Saraxhin është i pari pas muajit maj.