Ankara, 18 janar – Turqia u ka dhënë leje për punë 13.298 refugjatëve sirianë në vitin 2016, tregojnë të dhënat e Ministrisë turke të Punës. Në Turqi nga viti 2011 ka mbi dy milionë sirianë të cilët kanë ikur nga vendi pas fillimit të konfliktit. Sipas Ministrisë së Punës vitin e kaluar u janë dhënë leje për punë 73.584 të huajave, ndërsa në vitit 2015, 64.833 të huajve.