Kiev, 29 nëntor – Komandanti i Forcave Detare Ukrainase admirali Igor Voronçenko deklaroi se Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, duhet ta mbyllë ngushticën e Bosforit për anijet ruse, lajmëroi DPA.
“Ne do të kërkojmë që Republika e Turqiaë ta mbyllë Bosforin, që të dinë rusët se vendi i tyre e shkel të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi admirali Voronçenko në konferencën për shtyp për sigurinë detare në Kiev.
Ai shprehu bindje se bashkësia ndërkombëtare do të pranojë se kundër Ukrainës është kryer akt i agresionit, tha Voronçenko.
Kërkesa vjen pasi ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Volodomir Omeljan, akuzoi se Rusia ka vendosur “bllokadë efikase” në të dyja portet ukrainase në Detin Azov – Berdjansk dhe Mariupol, dhe nuk lejon në to të lundrojnë çfarëdo qoftë anije.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se nuk di se ka ndonjë problem, duke shtuar se qarkullimi detar nëpër Ngushticën e Kerçinit, që i lidh Detin Azov dhe të Zi, po zhvillohet normalisht.
Sipas Peskovit, ndonjëherë “vjen deri te anulimi i lundrimit, si rezultat e kushteve të këqija të motit”.