Turqia ka vendosur të stacionojë trupa në Katar për shkak të mbajtjes së sigurisë pasi aleatët e Dohas, i ndërprenë lidhjet me atë shtet. “Qëllimi i vendosjes së trupave është të mbahet siguria dhe stabiliteti në Gjirin”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlud Çaushoglu pas takimit me kolegun nga Bahrejni, Sheiku Kalid bin Ahmed al-Kalif.
Sipas mediave perëndimore, liderët dëshirojnë ta ndërprejnë krizën para fundit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, rreth 25 qershorit. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se do ta mbështesë Katarin dhe do të mbajë lidhje të mira me shtetet tjera të Gjirit, ndërsa tani për tani nuk e kritikoi drejtpërdrejtë Arabinë Saudite. Të hënën, Arabia Saudite, EBA, Bahreini dhe Egjipti i kanë ndërprerë të gjitha lidhjet me Katarin duke e akuzuar shtetin se e mbështet terrorizmin.