Turqia sistemoi 80 automjete ushtarake shtesë, duke përfshirë edhe tanke në kufirin jugor me Sirinë, njofton Anadolia. Teknika ushtarake është pjesë e mbështetjes për ushtarët të cilët janë sistemuar në këtë pjesë të kufirit. Teknika ushtarake është dërguar në Iskenderum në qarkun Hataj.
Të shtunën Anadolia njoftoi për transferim të kamionëve dhe automjeteve ushtarake, si dhe armëve të rënda në rajonin e njëjtë. Karvani i tretë i automjeteve ushtarake të blinduara është nisur në Rejhanall ku ndodhet pika kufitare Xhilvegojzu drejt Sirisë. Ministri turk i Punëve të Jashtme deklaroi se Rusia, Irani dhe Turqia janë dakorduar që të dërgojnë vëzhgues në rajonin e zonës për deeskalim në provincën siriane Idlib.