Ankara, 6 dhjetor – Turqia mundet përsëri të nisë operacion ushtarak në Siri, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme turke, Hami Aksoj, transmeton gazeta KOHA.
Kjo mund të ndodhë nëse nuk realizohen marrëveshjet me SHBA-në dhe Rusinë. “Nuk do të largohemi nga Rusia derisa ta pastrojmë zonën e sigurisë nga terroristët”, theksoi ai.
Aksoj theksoi se në zonat që tashmë janë pastruar nga militantët vullnetarisht janë kthyer afër 370.000 refugjatë.
“Situata në Siri do të jetë temë edhe në takimin e presidentin turk dhe presidentin rus, Rexhep Taip Erdogan dhe Vlladimir Putin që do të mbahet më 8 janar në Stamboll”, konstatoi Aksoj.
Shefi turk i diplomacisë, Mevlut Çaushogllu paraprakisht tha se Ankaraja mund përsëri ta nisë operacionin ushtarak “Burimi i Paqes”, nëse SHBA-ja dhe Rusia nuk i tërheqin milicitë kurde 30 kilometra nga kufiri.
Përfaqësues zyrtar i Ministrisë ruse të Mbrojtjes menjëherë u përgjigj pas kësaj deklarate të Çaushogllut dhe kumtoi se ky qëndrim e kundërshton zgjidhjen e konfliktit. Ai theksoi se Rusia i respekton dispozitat e memorandumit në Soçi që u nënshkrua nga presidenti Erdogan dhe Putin më 22 tetor, transmetuan mediat ruse.(koha.mk)