– Sasia e drogës së konfiskuar në Turqi është më e madhe nga sasia e konfiskuar në të gjithë Evropën bashkë, deklaroi zëvendëskryeministri turk, Recep Akdağ, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë me transmetuesin televiziv NTV, Akdağ tha se trafikimi i drogës zakonisht fillon në Afganistan, ndërsa në Evropë përfundon përmes Iranit dhe Turqisë.
Megjithatë, tha ai, ka një tjetër rrugë trafikimi e cila fillon nga Holanda, pjesërisht nga Belgjika dhe Austria që synon Turqinë.
“Substancat të cilat përdoren nga të rinjtë të cilët përjetojnë periudha stresi dhe pikëllimi, prodhohen në Holandë, Belgjikë apo Austri, si dhe pjesërisht Poloni. Telashet që i shkaktojnë të njëjtat, mund të shihen edhe në publikimet mediatike”, tha zëvendëskryeministri i Turqisë.
Akdağ u bëri thirrje qeverive të shteteve të lartpërmendura që të përballen me trafikimin e drogës.
“Ju lutem, parandaloni këtë helmim, ndaleni prodhimin i cili bëhet në vendet tuaja”, shtoi më tej Akdağ.