Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, Turqia ende nuk ka një trajner zyrtar në krye të skuadrës. Ndeshja e planifikuar më 22 mars në “Loro Boriçi” e gjen skuadrën turke të papërgatitur, por lëvizjet e para janë duke u kthyer në konkrete.
Sunel Gunes është trajneri që do të marrë drejtimin e ekipit dhe do jetë ai që do shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar. Aktualisht Gunes është në krye të Besiktas, por pritet që federata dhe klubi të zgjidhin detajet për largimin e tij nga klubi turk për të shkuar në krye të përfaqësueses së Turqisë.
Ndërkohë, për Besiktas është projektuar Guti, ish-lojtari i Real Madrid, i cili po kalon disa faza si ndihmës trajner, për momentin asisten i Gunes. 42-vjeçari e njeh mirë skuadrën dhe Besiktas pritet që të ia besojë atij postin e trajnerit të paktën deri në fund të sezonit.