Turqia raportoi 2.091 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.573 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 359.784, ndërsa numri i të shëruarve në 313.093, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq, 113.427 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 13,1 milionë.
Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.727, me 69 viktima të reja.
Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.699, ndërsa 5,6 për qind vuajnë nga pneumonia.
Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i pacientëve në gjendje kritike vazhdon të rritet.