Ankara, 8 korrik – Turqia sot ka lëshuar urdhër, me të cilin pushohen nga puna mbi 18.000 nëpunës shtetërorë, prej të cilëve gjysma janë pjesëtarë të policisë.
Vendimi për pushimin e nëpunsëve shtetërorë është marrë pas fitores së presidentit Rexhep Taip Erdogan në zgjehdjet, që u mbajtën para dy javëve.
Mediat turke njoftuan se urdhëri u miratua para heqjes së pritur të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, që është në fuqi prej korrikut të vitit 2016, ndërsa është vendosur pas grusht shtetit të pasuksesshëm.