Turqia pret që gjatë vitit 2018, numri i turistëve të jetë rreth 38 milionë, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmush. Në një deklaratë të mërkurën, Kurtulmush tha se pritjet e tyre janë të bazuara në rezervimet e hershme dhe ato online.
“Kemi shumë tregues të mirë në bazë të prenotimeve të hershme dhe rezervimeve online. Nga Gjermania presim të vijnë 5 milionë turistë”, tha Kurtulmush, gjatë qëndrimit në pavilionin e turizmit turk në panairin e Berlinit, që është panairi më i madh në botë për turizëm. Në disa nga vitet e kaluara, Turqia u shndërrua në një destinacion shumë të preferuar turistik për pushuesit evropianë, mirëpo nga shkaku i luftës në Sirinë fqinje, numri filloi të shënojë rënie. Kurtulmush nënvizoi se autoritetet e Turqisë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që turistët të ndjehet komod gjatë qëndrimit në vendin e tij.
“Kemi një sigurim gjithëpërfshirës. Kemi besim të plotë në sektorin tonë të turizmit”, tha ai. Vitin e kaluar Turqia priti 32.4 milionë turistë të huaj ndërsa rekordi për numrin më të madh të vizitorëve mbetet ai i vitit 2014, kur Turqinë e vizituan 37 milionë njerëz.