Ankara, 3 tetor – Turqia planifikon të formojë agjenci personale të hapësirës, si masë për përforcimin e sigurisë në vend, deklaroi sot kryeministri turk Binali Jëlldërëm. “Vendimi për formimin e agjencisë së hapësirës ishte marrë me qëllim që ta sigurojmë zhvillimin dhe sigurinë e vendit me ndihmën e teknologjive hapësinore dhe të aviacionit, si dhe për gjetjen dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore në dobi të njerëzve”, sqaroi Jëlldërëm gjatë hapjes së fabrikës për pjesë të helikopterëve në qarkun Erzurum. Kryeministri turk theksoi se propozim-ligji për formimin e agjencisë tashmë është dorëzuar për shqyrtim në Parlamentin turk.