Komanda e kurdëve sirianë kumtoi sot se Turqia nuk i përmbahet marrëveshjes për armëpushim, sepse nuk e ka ndërprerë rrethimin e qytetit në verilindje të Sirisë, Ras Al- Ajn.
Forcat demokratike siriane i bënë thirrje zëvendëspresidentit të SHBA-së Majk Pens, i cili ndërmjetësoi në arritjen e marrëveshjes me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, të ndikojnë ndaj Turqisë ta respektojnë marrëveshjen për armëpushimin pesëditorë.
Siç transmetojnë agjencitë botërore, ai qytet ndërkufitar është test për realizimin e marrëveshjes e cila parashikon edhe tërheqjen e forcave kurde nga ky rajon.
Operatori sirian opozitar për të drejtat e njeriut, me seli në Britaninë e Madhe, kumtoi se sot forcat kryengritëse siriane të mbështetura nga Turqia dje e kanë penguar karvanin me ndihmë mjekësore të hyjë në Ras al Ajn.