Ankara, 14 tetor – Turqia nuk do të heqë dorë nga ofensiva kundër luftëtarëve kurdë në pjesën verilindore të Sirisë, “pavarësisht kush dhe çka thotë”, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke shtuar se lufta do të vazhdojë deri në arritjen e “fitores përfundimtare”.
“Jemi të vendosur ta vazhdojmë operacionin deri në fund, duke mos ju kushtuar vëmendje kërcënimeve. Absolutisht do të përfundojmë punën e nisur. Lufta jonë do të vazhdoj deri në fitoren përfundimtare”, theksoi Erdogani, në fjalimin e tij në Baku.
Ai, po ashtu, e dënoi BE-në dhe Ligën Arabe për shkak të kritikave të tyre për aksionin turk dhe njëkohësisht kërkoi mjete ndërkombëtare për planet e Ankarasë për krijimin e “zonave të sigurta” në pjesën verilindore të Sirisë.