Ankara, 23 maj – Turqia në fillim të majit tërësisht e ndërpreu importimin e naftës iraniane, që t’i respektojë sanksionet amerikane, edhe pse nuk i aprovon, deklaroi një përfaqësues zyrtar turk.
“Si aleat strategjik i SHBA-së, ne i respektojmë sanksionet, deklaroi përfaqësuesi i margjinave nga vizita e tij në Uashington, ku është i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Javuz Selim Kiran.
Administrata e Donald Trampit sërish vendosi sanksione amerikane kundër Iranit, pasi që para një viti e braktisi marrëveshjen bërthamore për program bërthamor iranian.
Këto sanksione i përkasin importit të naftës iraniane, por edhe të gjitha vendeve që do të vazhdojnë ta blejnë.