Turqia, ndër vendet më të sulmuara me lajme të rreme

Turqia është një prej shteteve më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme, ndërsa dezinformatat përhapen si kërcënim serioz në procesin e digjitalizimit, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. “Për shkak të lokacionit strategjik, politikës origjinale që e bën dhe qëndrimin parimor në çështjet rajonale dhe globale, Turqia është një prej shteteve më të prekura nga lajmet e rreme në gjithë botën”, tha Erdoğan në video mesazhin e tij në Samitin Stratcom 2022. Të premten në metropolin turk Istanbul filloi samiti dyditor ku pjesëmarrësit do të merren me temat globale në fushën e komunikimeve strategjike.

Samiti mban titullin “Komunikimi strategjik në kohën e paqartësive”, ndërsa marrin pjesë 52 folës nga 24 shtete. Erdogan theksoi se si rezultat i digjitalizimit po ndodhin transformime të mëdha të mjeteve të komunikimit dhe burimeve të lajmeve. Ai shtoi se kanalet digjitale gjithnjë e më shumë po përdoren si element aksionesh psikologjike në tensionet ndërshtetërore. “Hipokrizia lidhur me luftën tone kundër organizatave terroriste, sidomos DAESh-it, FETO-s dhe PKK-së, shumë herë e ka treguar këtë realitet. Gjuha e disa shtëpive ndërkombëtare mediatike që e kemi parë pas sulmit terrorist në rrugën Istiklal, pothuajse ka shkuar në duar të autorëve”, tha presidenti turk.