Ankara, 25 mars – Armata e Turqisë sot i ka mohuar pohimet e kryeministrit grek Aleksis Cipras se aeroplanët ushtarak turq e kanë provokuar helikopterin me të cilin ai ka udhëtuar në ishullin Agatonisi.
“Aeroplanët-gjuetarë turq nuk kanë marrë pjesë në shkaktimin e tensioneve me helikopterin me të cilin ka udhëtuar kryeministri grek Aleksis Cipras”, deklaroi përfaqësuesi i Armatës turke, duke shtuar se “aeroplanët kanë kryer vetëm misione rutinore në rajon”.
Cipras sot me rastin e festës nacionale greke ka marrë pjesë në solemnitet në ishullin Agatonisi, që gjendet në afërsi të bregut të Turqisë, ku deklaroi se aeroplanët turq e kanë provokuar helikopterin e tij dhe e kanë detyruar të fluturojë ulët dhe të bëjë manovra, derisa nuk kanë intervenuar aeroplanët ushtarak grek.