Ankara, 26 mars – Turqia është në mesin e shteteve të cilat kanë numër më të madh të shfrytëzuesve të rrjeteve sociale.
Në kumtesën e Minsitrisë turke të Kulturës dhe Turizmit thuhet se Turqia ndodhet në pesë shtetet e para, të cilat kanë numër më të madh të platformave turistike në rrjetet sociale.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit theksoi se platforma “Turki houm” (Tourkey hme) tashmë ka mbi gjashtë milionë shfrytëzues në Fejsbuk, Tuiter, Instagram, JuTjub, Google pluse dhe rrjete të tjera sociale.
Në kumtesën e Minsitrisë së Kulturës dhe Turizmit thuhet se prej fillimit të vitit në rrjetet sociale janë shikuar një numër i madh i video regjistrimeve për trashëgiminë kulturore dhe historike të Turqisë.
Deri më tani janë regjistruar 554 milionë shikime të atyre videove.