Turqia e shqyrton kërkesën e SHBA-së që ta prolongojë furnizimin e sistemit kundërraketor rus S-400 deri në vitin 2020, që do të mund t’i ulë tensionet midis të dyjave vendeve anëtare të Aleancës.
Administrata e presidentit të SHBA-së, Domals Tramp, javën e kaluar ka kërkuar nga Ankaraja ta prolongojë pranimin e S-400, që sipas marrëveshjes duhet të dërgohet në korrik.
Anulimi i sistemit S-400 përputhet me vizitën eventuale të Trampit në Turqi.
SHBA-ja pohon se S-400 është disenjuar për rrëzimin e aeroplanëve amerikanë dhe të aleatëve, përfshirë edhe F-35, në prodhimin e të cilit merr pjesë edhe Turqia.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Patrik Shanahan paraprakisht deklaroi se S-400 është “inkompatibil” me qëllimin për blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35.(koha.mk)