Turqia krijoi bazë të re ushtarake detare në Detin e Zi

1

Ankara, 11 dhjetor – Turqia krijoi bazë të re ushtarake në bregun lindor të Detit të Zi. Objekti i ri ushtarak do të ndodhet në fushën e fshatit Surmene, në 40 kilometra nga qyteti Trabzon.

Pritet, në bazën ushtarake të shërbejnë 400 ushtarë, ndërsa gjithashtu do të punojnë 200 persona civilë.

Ankaraja e mori këtë hap pas lajmit për planet e SHBA-së për anijet ushtarake në Detin e Zi. Uashingtoni i ka marrë këto veprimtari pas incidentit në Ngushticën e Kreçenit.

Momentalisht, Turqia disponon me tetë baza ushtarake në katër dete – Deti Mesdhe, Deti i Zi, Deti Mramor dhe Deti Egje.

Comments are closed.