Ankara, 9 maj – Prokuroria në Stamboll kërkon 40 dënime të përjetshme njëra pas tjetrës për sulmuesin mbi klubin e natës në Stamboll në natën e Vitit të Ri, kur u vranë 39 persona. Prokuroria ka kërkuar dënime të përjetshme të ndara në bazë të akuzës për tentim të prishjes së rendit kushtetues të Turqisë, si dhe për secilin nga 39 viktimat, lajmëroi Anadolia. Uzbeku Abdulkadir Masharipov përballet edhe me akuza për anëtarësim në grupin terrorist, si dhe për planifikim të vrasjes edhe të 79 personave, të cilët janë lënduar në sulmin. Akuza duhet të aprovohet nga ana e gjykatës, para se të fillojë gjykimi.