Turqia kërcënon Armeninë

104

Pas tensioneve të gjata mes Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor, palët më në fund duken afër uljes në tavolinën e bisedimeve dhe zgjidhjen e konfliktit, në anën tjetër, Turqia është afër të “ndez” një konfikt të ri, këtë radhë me Armeninë.

Tensionet mes Turqisë dhe Armenisë u rritën, pas vrasjes së ushtarit nga Azerbajxhani, në një konflikt ndërkufitar me Armeninë, transmeton Oranews.

Ministria turke e Mbrojtjes ka lëshuar një urdhër të prerë për Yerevanin duke thënë “mos luani me zjarrin”.

“Armenia, e cila pushtoi në mënyrë të paligjshme Nagorni-Karabakun, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit,” thuhet në postimin e ministres turke në Twitter.

Comments are closed.