Policia turke dhe roja bregdetare kanë sekuestruar më shumë se një tonë heroinë dhe kanë arrestuar nëntë anëtarë nga bordi gjatë bastisjes së anijes që ka lundruar nën flamurin e Kongos në ujërat ndërkombëtare, njofton agjencia turke e lajmeve Anadollu.
Sipas konstatimeve të agjencisë Anadollu, kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të heroinës, të cilën e zbatuan autoritetet turke në disa vitet e kaluara.
Forcat turke e kanë ndaluar anijen “Komander tajxh” në Detin Mesdhe më 2 qershor pas denoncimit se transporton drogë të dedikuar për Turqinë. Heroina është gjetur në pjesët e fshehura të anijes, ndërsa nëntë anëtarë të bordit janë arrestuar.