Ankara, 18 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Sulejman Sojlu sot deklaroi se në vitin 2018 në Turqi gjatë tentimit për të shkuar në BE, janë ndaluar 268.003 emigrantë të cilët nuk kanë pasur dokumente të rregullta, përcjellë gazeta KOHA.
Sojlu tha se në pesë javët e para të këtij viti janë ndaluar 16.523 emigrantë.
Nga nënshkrimi i marrëveshjes së Turqisë me BE-në në mars të vitit 2016, numri i njerëzve të cilët nuk kanë dokumente përkatëse, ndërsa kanë udhëtuar nga ky vend drejt Unionit, kryesisht drejt ishujve të afërt grekë, dukshëm është ulur.(koha.mk)