Turqia ka marrë vetëm 790 milionë euro nga tri miliardat e premtuara nga ana e BE-së, në suaza të marrëveshjes për parandalimin e valës së emigrantëve nga Turqia drejt vendeve të Unionit, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin. Ai në konferencë për shtyp theksoi se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit, të cilat janë tensionuar për shkak të kontesteve gjatë fushatës për referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi, do të mund të normalizohen nëse BE i përmbush kushtet nga marrëveshja për emigrantët.