Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia ka filluar të zhvillojë sistemin e tij për mbrojtje kundërraketore me rreze veprimi të gjatë, lajmëroi televizioni turk NTV.
“Filloi puna për krijimin e sistemit nacional për mbrojtje kundërraketore. Dërgesat e para janë caktuar për në fund të vitit 2021. Dëshiroj sukses në këtë projekt për sistem për MKR, i cili do të quhet “Siper” (mburoja e Turqisë)”, informon Erdogan.
Ai theksoi se “Turqisë i nevojitet kompeks antiraketor”.
Presidenti turk shtoi se në zhvillimin e sistemit janë përfshirë disa kompani, mes të cilave edhe kompanitë udhëheqëse në industrinë mbrojtëse turke, Aselsan dhe Roketsan.