Ankara, 27 tetor – Autoritetet turke sot në Ankara kanë arrestuar shtatë anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist Shteti Islamik, të cilët kanë përgatitur sulme, theksoi prokurori publik i Ankarasë.
Të arrestuarit kanë përgatitur sulme për festën kombëtare turke më 29 tetor dhe për 10 nëntor, data e përkujtimit të Mustafa Kemal Ataturk, themeluesin e republikës turke.
Dy nga të dyshuarit kanë marrë pjesë në përleshje të armatosura në Siri. Tani për tani nuk zbulohet identiteti i personave të arrestuar.
Në vitet pas fillimit të përleshjeve në Siri në vitin 2011, Turqia ishte ndër vendeve kryesore transitore për ekstremistët, të cilët tentonin të shkojnë në Siri.
Turqia në vitin 2015 dhe 2016 ishte cak i shumë sulmeve nga ana e SHI-së, ndërsa në sulmin e fundit kanë humbur jetën 39 persona, kryesisht shtetas të huaj, që ndodhi në diskotekën në Stamboll gjatë natës së vitit të ri në vitin 2017.