Turqia i ka deportuar lopët holandeze në vendin e tyre, duke bërë që përplasja mes dy shteteve të kalojë në absurditet. Anëtarët e Prodhuesve te Mishit të Kuq të Turqisë i ngarkuan 40 lopë holandeze në një kamion dhe i nisën për në Holandë. Kështu ata kanë protestuar për refuzimin e zyrtarëve turk për mbajtjen e kampanjave turke në tokën holandeze, për referendumin kushtetues që do të vazhdonte ta fuqizonte presidentin Rexhep Taip Erdogan. “Nëse ata nuk i pranojnë lopët, ne do t’i prejmë dhe të e falim mishin e tyre”, tha Bulent Tunc, kryetari i asociacionit.