Ankara, 13 dhjetor – Armata turke i ka përfunduar përgatitjet për operacionin ushtarak kundër forcave të kurdëve sirianë në rajonet në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë, që dje e paralajmëroi presidenti i Turqisë rexhep Taip Erdogan.
Siç lajmëroi televizioni NTV, topa dhe tanke të Armatës me kamionë sot janë transferuar në rajonin e qytetit Kliis, i cili ndodhet në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë.
Në qytet janë sistemuar edhe pjesëtarë të forcave të armatosura turke nga rajone të tjera të vendit.
Erdogani dje paralajmëroi se Turqia “në disa ditët në vijim” do të fillojë operacion të ri ushtarak në veri të Sirisë, në rajonet në lindje të Eufratit.
Sipas Erdoganit, hapi i këtillë i Ankarasë “so të mundësojë trasimin e rrugës për zgjidhje politike dhe për bashkëpunim më të shënndoshë”.
Analistët vlerësojnë se ofensiva e re e Armatës turke kundër liftëtarëve të kurdëve sirianë, të cilët janë të mbështetur nga SHBA, do të mund të sjellë deri në tensione të reja në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit, të cilat edhe ashtu kanë mospajtime lidhur me pozicionin e Forcave për Mbrojtjen e Popullit.
Ankaraja i konsideron Forcat për Mbrojtjen e Popullit për degë siriane të Partisë Punëtore Kurde (PKK), e cila nga viti 1984 zhvillon luftë të armatosur për autonomi të kurdëve në Turqi. PKK ndodhet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-së dhe BE-së.
Nga ana tjetër, SHBA-ja në Forcat për Mbrojtjen e Popullit shohin partner të rëndësishëm në luftën kundër grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI).
Turqia në janar të këtij viti filloi operacion kundër Forcave për Mbrojtjen e Popullit në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë, pas çfarë deri në fund të marsit i dëboi luftëtarët kurdë nga pothuajse të gjithë territorin në perëndim të lumit Eufrat. Tani forcat e kurdëve sirianë kontrollojnë pjesë të madhe të territorit të Sirisë në lindje të Eufratit.