Shkup, 5 prill – Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski, ka deklaruar se situata në Veriun e Kosovës, nuk mund të ketë pasoja për rajonin. “Për momentin, nuk ka shqetësim i cili mund ta rrezikoi sigurinë e gjithë rajonit, veçanërisht për shkak të zhvillimeve që ndodhin në veriun e Kosovës. Pres që nëpërmjet dialogut të tejkalohen këto mospajtime të cilat janë të njohura midis Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Spasovski, shkruan gazeta KOHA.
Ndërsa, i pyetur për kërkesën e zyrtarëve turk që të depërtojë nga vendi personat, të cilët autoritetet turke i kanë në listën e anëtarëve të organizatës FETO, Spasovski tha se për ekstradimin është kompetent Ministria e Drejtësisë, por se nga informacionet që ka ai, dy persona janë nga këto 15 nuk janë më në territorin e Maqedonisë.
“Procedurat që kanë të bëjnë me ekstradimin e anëtarëve të organizatës FETO të cilët gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëheq Ministria e Drejtësisë. Informacionet e mija flasin se bëhet fjalë për 15 persona, nga të cilët dy vetëmse janë në territorin e Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski. (koha.mk)