Turqia sot e hodhi poshtë raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian si “larg atij mkonstruktiv” dhe në disa vende të caktuara joobjektiv, pasi që BE-ja shfaqi shqetësim nga fushata e autoriteteve turke ndaj oponentëve të regjimit pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet.
Pas shpalljes së raportit, minsitri turk për BE, Omer Çelik theksoi se dokumenti nuk është në interes të marrëdhënieve BE-Turqi. Ai e akuzoi BE-në se i mungon vizioni i themeluesve të vet.
Në raportin më kritik për Turqinë, Unioni thekson se vendi ka bërë hap prapa lidhur me pavarësinë e sistemit gjyqësor, lirinë e të shprehurit dhe standarde të tjera fundamentale në periudhën pas grusht shtetit të pasuksesshëm.