Turqia hap kufijtë me Shqipërinë – Prej 10 Qershorit, pjesë e listës prej 15 shtetesh

41

Prej datës 10 qershor, Turqia do të rinisë fluturimet reciproke me 15 shtete, mes të cilave gjendet edhe Shqipëria. Janë në total 40 shtetet me të cilat Turqia do të rinisë fluturimet prej datës 10 qershor, por vetëm 15 prej këtyre destinacioneve do të jenë të dy-anshme. Nga ana tjetër, autoritetet turke bëjnë me dije se janë në bisedime me 92 shtete të tjera. Ndërkohë, pjesë e listës me 15 shtete nga rajoni, veç Shqipërisë figuron vetëm Serbia. Bie në sy edhe Italia si pjesë e listës.

Turqia është një prej vendeve më të prekura nga pandemia në Europë. Turizmi ndërkohë është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë turke, që duket se nuk e ka luksin t`a kufizojë sektorin në kulm të sezonit, pavarësisht Covid-19. Rinisja e fluturimeve mes Shqipërisë dhe Turqisë prej 10 qershorit ndërkohë është një lajm i mirë për shqiptarët që kanë pasur rezervim për të pushuar në Turqi apo planifikojnë të pushojnë, por nuk është një lajm po aq i mirë për ekonominë dhe turizmin shqiptar, që do të humbasë një pjesë të konsiderueshme turistësh vendas, e pse jo edhe të huaj.

Comments are closed.