Erzurum, 4 mars 2019 (MIA) – Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoj thotë se industria televizive në Turqi ka buxhet prej rreth 350 milionë dollarë dhe se Turqia garon me SHBA-në në sektorin televiziv dhe filmik.
Ersoj për agjencinë Anadolu deklaroi se serialet turke kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në krahasim me vëllimin e eksportit, menjëherë pas SHBA-së.
Ai theksoi se Turqia, përmes këtyre serialeve dhe filmave, ka për qëllim të krijojë pasqyrë konkrete për vendin atje ku ato shfaqen.
Ersoj theksoi se Ministria e zbaton edhe platformën “Filming Turkey” me qëllim të rritjes së mëtutjeshme të publikut, si dhe të numrit të filmave.
Ai theksoi se kjo platformë do të jetë në dobi në kuptim të promovimit të “turizmit filmik” për pasurim edhe më të madh të ofertës turistike nëpër tërë Turqinë.
Siç transmeton Anadolu, Ministria ka edhe projekte të ndryshme vijuese në fushën e artit figurativ, në organizimin e shfaqjeve operistike dhe të baletit, si dhe hapje të ekspozitave të reja në muze.
“Për fat të keq, shkalla e turistëve të cilët i vizitojnë muzetë në Turqi është gjysma nga ajo në Evropë”, tha ministri Ersoj, duke theksuar se fushatat e reja për promovimin e muzeve janë planifikuar për në muajin prill.