Më 20 janar të vitit 1921, Turqia shpallet shtet i pavarur mbi atë që kishte mbetur nga perandoria osmane. Kushtetuta e vitit 1921 (Kanunu) ishte ligji themelor i Turqisë për një periudhë të shkurtër 1921-1924.
“Kanunu” ishte një dokument i thjeshtë i përbërë nga vetëm 23 artikuj të shkurtër, raporton ksp. Në tetor 1923, kushtetuta u shtua për të deklaruar se Turqia është Republikë.
Në prill të vitit të ardhshëm kushtetuta u zëvendësua me një dokument krejtësisht të ri, Kushtetuta e 1924-ës.