Ankara, 22 janar – Bashkëpunimi i Turqisë me aktorët e ndryshëm tregon se vendi është i sinqertë në lidhje me qëllimet e veta për ta kthyer paqen në Lindjen e Mesme, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Bashkëpunimi jonë me Rusinë, qartë tregon se jemi të përgatitur të bashkëpunojmë me secilin për të kthyer paqen në Lindjen e Mesme”, u shpreh Çavushoglu, duke iu referuar përpjekjeve diplomatike të Turqisë për të siguruar paqe në Libi dhe Siri nëpërmjet procesit politik.
Ai theksoi se Turqia ka qenë e nxitur të punojë me Rusinë, pasi aleatët evropianë nuk kanë arritur të bashkëpunojnë për “çështjet më të hidhura” të Lindjes së Mesme.
Çavushogllu u shpreh se edhe pse të gjitha palët e prekura kanë premtuar angazhim për armëpushim të qëndrueshëm, gjenerali Hafter Kalifa nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për ndalim të zjarrit në Moskë.
Në lidhje me gjendjen në Idlib, Çavushogllu u shpreh se regjimi sirian i presidentit Bashar al Asad i ka rritur sulmet, duke përkeqësuar edhe më tej krizën humanitare.
“Në Idlib, ne bashkëpunojmë me Rusinë për të siguruar ndërprerjen e veprimeve ushtarake, por nuk është e thjeshtë të mirëmbahet”, u shpreh Çavushogllu.(koha.mk)