Ankara, 29 tetor – Turqia sot e feston Ditën e Republikës, me të cilën shënohet shpallja e republikës turke më 29 tetor të vitit 1923. Ditëlindjen e saj të 94-t Turqi këtë vit e shënon me 94 manifestime të organizuara në territorin e tërë shtetit. Festa zyrtarisht zgjatë 35 orë, duke filluar prej dje në mesditë, me ç’rast mbahen tubime popullore, marshe dhe manifestime muzikore, ndërkaq vendosen edhe kurora dhe lule në përmendoret dhe mauzoletë e themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk në kryeqytetin Ankara. Sistemi republikan në Turqi është vendosur më 23 prill të vitit 1920, kur është formuar Kuvendi i madh nacional, i cili ia mori pushtetin sulltanit, por Republika zyrtarisht është shpallur nga ana e Ataturkut në ditë të sotme tre vite më vonë. Pas shpalljes zyrtare të Republikës së Turqisë më 29 tetor të vitit 1923, Ataturku është zgjedhur presidenti i parë turk.