Ankara, 23 shkurt – Ministria turke e Punëve të Jashtme e dënoi njohjen holandeze të gjenocidit ndaj armenëve para njëqind viteve.
“E dënojmë ashpër vendimin e Dhomës së ulët të Parlamentit holandez që ngjarjet e vitit 1915 i njohi si gjenocid”, ceket në kumtesën e MPJ-së turke.
Parlamenti holandez dje me shumicë të madhe miratoi Rezolutë me të cilën e njohi “gjenocidin armen” në Perandorinë osmane, procedurë e cila pritet të shkaktojë tensione në marrëdhëniet mes Hagës dhe Ankarasë.
Dhoma e ulët e Parlamentit me 142 vita “për” dhe tre “kundër” e miratoi dokumentin në të cilin vrasjet masive të armenëve në Perandorinë osmane gjatë Luftës së Parë Botërore cilaësohen si gjenocid.
Përveç kësaj, Parlamenti vendosi të dërgojë përfaqësues të Holandës në Erevan më 24 prill, kur do të mbahet komemoracion për viktimat e vrasjeve masive të armenëve në vitin 1915.
Deri më tani rreth dhjetë shtete të tjera nga BE-ja sollën rezoluta të ngjashme.
Turqia mohon se vrasjet e armenëve kanë qenë gjenocid.
Sipas të dhënave historike gjatë Luftës së Parë Botërore në Perandorinë osmane janë vrarë rreth 1,5 milionë armenë. Shumë shkencëtarë konsiderojnë se ai është gjenocidi i parë në shekullin XX.