Forcat siriane dhe ruse do të vendosen në veri-lindje të Sirisë për të larguar luftëtarët kurdë të YPG dhe armët e tyre nga kufiri me Turqinë në bazë të një marrëveshje të rënë dakord të martën, të cilën Moska dhe Ankaraja e përshëndetën si një triumf.
Disa orë pas njoftimit të marrëveshjes, Ministria turke e Mbrojtjes tha që Shtetet e Bashkuara i kishin thënë Turqisë se tërheqja e militantëve kurdë ishte e plotë nga kërkesa e “zonës së sigurt” të Ankarasë në veri të Sirisë.
“Në këtë fazë nuk kishte nevojë të inicohej një operacion tjetër jashtë zonës së tanishme të operimit”, tha Ministria në një deklaratë, duke përfunduar në mënyrë efektive ofensivën e saj ushtarake që kishte filluar në 9 tetor.
Marrëveshja pason një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA që skadoi të martën dhe nënvizon ndryshimet marramendëse në Siri që kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi tërheqjen e trupave amerikane dy javë para ofensivës ndërkufitare të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë, shkruan Reuters.
Marrëveshja Rusi-Turqi e arritur në Shochi miraton kthimin e forcave të presidentit sirian Bashar al-Asad në kufi së bashku me trupat ruse, duke zëvendësuar amerikanët që kishin patrulluar rajonin për vite me ish-aleatët e tyrekurdë.