Ankara, 7 mars –Turqia asnjëherë nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për blerje të sistemeve mbrojtëse raketore S-400 nga Rusia, deklaroi mbrëmë presidenti tirk, Rexhep Taip Erdogan.
Ai shtoi se pas blerjes së S-400, Ankaraja do të mund të mendonte për blerje të sistemit S-500.
SHBA-ja paraprakisht e paralajmëroi Turqinë se blerja e S-400 nga Rusia mund t’i rrezikojë marrëveshjet nga sfera e industrisë mbrojtëse mes aleatëve të NATO-s.
Erdogan shtoi edhe se SHBA-ja nuk duhet të tentojë ta disiplinojë Turqinë me masa tregtare, duke cekur se edhe Ankaraja përgatitë masa të veta.