Ankara, 2 tetor 2018 – Autoritetet turke urdhëruan arrestim të 417 personave të dyshuar për dërgim të 2,5 miliardë lira, ose 419 milionë dollarë, në llogari bankare jashtë shtetit.
Arrestimet janë realizuar në kuadër të hetimit nga ana e policisë financiare, publikoi televizioni Si-En-En Turk.
Të dyshuarit e kanë bërë këtë pasi u është urdhëruar të dërgojnë të holla në 28.088 llogari që u përkasin iranianëve në SHBA, njofton televizioni turk.
Tani për tani nuk është bërë e ditur se kush ka dërguar mesazh deri tek të dyshuarit që të dërgojnë të holla.