Autoritetet turke kanë lëshuar urdhra për arrestimin e 98 personave në kuadër të hetimit kundër rrjetit të klerikut mysliman Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, njofton televizioni NTV. Policia ka ndërmarrë aksion në gjithsej 18 qarqe.
Kryeprokuroria në ANkara ka lëshuar urdhra për arrestim të drejtorëve, profesorëve dhe nëpunësve tjerë, të cilët kanë punuar në shkolla (të cilët paradokohe janë mbyllur) të shoqatës Atlantik Egitim, të ndërlidhur me “organizatën terroriste” të Gylenit (FETO).
Konsiderohet se disa nga të dyshuarit e kanë përdorur aplikacionin Bajllok, që është përdorur për komunikim mes gylenistëve në përgatitjen e grush shtetit në Turqi në korrik të vitit të kaluar.