Ankara, 30 prill – Një grup turk për të drejta të njeriut sot kumtoi se rreth 3.000 të burgosur janë kyçur me grevë urie, me qëllim që t’i detyrojnë autoritetet ta ndërpresin izolimin në burgun e liderit kurd Abdulla Oxhallan, përcjellë KOHA.
Kryetari i shoqatës për të drejta të njeriut Ozturk Turkdogan deklaroi se 2.983 persona në 90 burgje refuzojnë të marrin ushqim në shenjë proteste për shkak të kushteve, në të cilat ndodhet Oxhallani, të cilin nuk mund ta vizitojnë anëtarët e familjes së tij dhe avokatët për shkak se i janë refuzuar vizitat.
Shoqata e Turkdoganit theksoi se Oxhallan nuk i ka parë avokatët e tij nga viti 2011. Vëllaut të Oxhallanit nuk i është aprovuar vizita prej gjysmë ore nga janari. (koha.mk)