Bakllavaja e mirënjohur turke e cili gjendet në listën e ushqimeve më të lashta të UNESCO-s, shihet se edhe në këtë Bajram do të shtrohet në tryezat anembanë botës. Periudha ku bakllavaja turke shënon një shitje marramendëse është periudha e festave të Bajramit. Më herët kjo bakllava është shitur vetëm në tregun turk, por së fundmi kanë filluar porositë për dërgesa jashtë Turqisë. Prodhuesit të cilët punojnë në temperatura jashtëzakonisht të larta të ajrit, po e dërgojnë ëmbëlsirën e njohur botërisht, në shtetet e Lindjes së Afërt, Evropës madje edhe në ShBA, raporton agjencia e lajmeve IHA. Sipas një raporti të publikuar nga zyra qendrore e odës ekonomike, departamenti gastronomisë, njoftohet se që nga dita diell e kësaj javë janë shitur rreth 11 milionë tonë bakllava brenda dhe jashtë shtetit. Sipas autoriteteve kjo shifër pritet të arrij në 20 milion tonë deri në ditën e Bajramit,