Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA) gjithsej 10.639 të dyshuar janë mbajtur në arrest lidhur me operacionet kundër narkotikëve në gjashtë muajt e fundit në Turqi.
Ekipet anti-narkotike kanë kryer mbi 71 mijë operacione në të gjithë Turqinë në gjysmën e parë të vitit 2018.
Ata kanë arrestuar rreth 98 mijë persona të dyshuar për kontrabandë droge, një rritje prej 27 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Forcat e sigurisë gjithashtu konfiskuan gati 10 ton heroinë dhe mbi 4 milionë pilula gjatë operacioneve.