Shumë lojtarë ëndërrojnë të ndërrojnë fanellat me Wayne Rooney, por jo edhe George Evans, i cili kishte mundësin të merrte në shtëpi fanellën historike, me të cilën Rooney shënoi golin e barazimit të rekordit që mbahej nga Bobby Charlton. Ndeshja ndaj Reading do të mbahet mend gjatë nga Wayne Rooney, pasi barazoi rekordin e Bobby Charlton duke arritur në kuotën e 249 golave me fanellën e “Djajve të Kuq”. Por, kjo ndeshje është edhe për t’u harruar nga ana e kapitenit anglez – për faktin se u turpërua nga ish lojtari i Manchester Cityt, George Evans, i cili refuzoi fanellën e kapitenit të Anglisë.