Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ndër skuadrat e mbetura jashtë Botërorit “Rusi 2018”, vijnë me një ide origjinale, teksa propozojnë organizimin e një turneu të vogël paralelisht me kompeticionit madhor, pikërisht me skuadrat e zhgënjyera, që nuk mundën dot të kualifikoheshin në Kupën e Botës. Ftesa është për Italinë, për të vijuar me Kilin, Ganën dhe Holandën.
Në këtë projekt parashikohet që përfaqësueset të zhvillojnë një turne ose një seri takimesh miqësore me data të përcaktuara. E gjitha kjo mbetet në kuadrin e një projekti në letër, por tingëllon si një mundësi e mirë për të ngushëlluar sadopak ekipet që nuk do të mund të përjetojnë emocionet e forta të Botërorit. Hera e fundit që Holanda dhe Gana kanë munguar në takimin e tyre me Botëroin ka qënë në edicionin e vitit 2002, ndërkohë që Kili, Kampione në fuqi e Amerikës Jugore, nuk mugonte në Kupën e Botës që nga viti 2006. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mungonin që nga viti 1986. Ndaj, ky turne do të ishte një ngushëllim i mirë për këto skuadra. Mbetet për t’u parë se cfarë do të vendoset.