Shkup, 12 tetor 2018 – Promovimi dhe popullarizimi i trashëgimisë kulturore-historike të pasur të Republikës së Maqedonisë nga periudha të ndryshme është qëllimi i turneve edukative në mbarë Maqedoninë në suaza të fushatës “Destinacioni Maqedonia”! që i organizon Qendra për Hulumtime Shkencore “HAEMUS” nga Shkupi.
Turneu i parë edukativ është për “Trashëgiminë osmane në Shkup”, që do të mbahet më 14 tetor, vijojnë turne për “Pallatet e Shkupit të vjetër” më 21 tetor dhe “Në gjurmët e romakëve të lashtë” të caktuar për më 28 tetor. Siç citojnë nga HAEMUS, të gjitha turnetë janë menduar me qëllim që pjesëmarrësit të kalojnë nëpër përvojat, dituritë, interaksioni dhe, gjithsesi, shumë argëtim derisa të njihen me trashëgiminë kulturore të Republikës së Maqedonisë.
“Turnetë të cilat i organizojmë janë të pazakonta dhe rrallë mund të gjenden në treg, sepse janë krijuar në atë mënyrë derisa zgjat vizita të jenë në interaksion aktiv me pjesëmarrësit. Vizitorët edukohen, por edhe ndajnë njohuri dhe informacione për lokacionet të cilat vizitohen, pranë të cilave kalojnë çdo ditë, ndërsa shumë pak dinë për vlerën e tyre më të gjerë antropologjike”, deklaroi Vasilka Dimitrovska, drejtoreshë e “HAEMUS”.
Ngjarjet organizohen nën moton e UNESKO-s për Resurse edukative të hapura (REH), ndërsa në suaza të Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore. Një pjesë e turneve janë përkrahur me logjistikë nga qyteti i Shkupit, ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit janë siguruar broshura të shtypura për turistë që do të shërbejnë si udhëzues, në edicion të Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë.