Mendoni se keni stil? Epo nuk e keni njohur ende Alinë. Ai mund të jetë 86 vjeç por është një figurë e veçantë në rrugët e Berlinit. Shtetasi gjerman me prejardhje turke tërhoqi vëmendjen e fotografit Zoe Spawton duke shkuar në punë çdo ditë me veshje të ndryshme. Ali Akdeniz ishte shpërngulur në Gjermani nga Turqia më shumë se 40 vjet më parë. Ai dikur ishte doktor, por tani është rrobaqepës. Spawton vendosi ta fotografonte atë çdo ditë rresht për tri vjet deri më 2015 prej vitit 2012. Fotografi krijoi madje një blog të quajtur “Çfarë Veshi Aliu”, ku shihet 86 vjeçari me veshjet më të mira përgjatë viteve. Disa prej fotografive i kemi gjetur në internet dhe mund t’i shihni më poshtë:
Turku 83 vjeç bëhet hit në internet për shkak të stilit të tij (FOTO)
Leave a comment